Klubi i Serisë A zyrtarizon drejtuesit e rinj pas largimit të papritur, në listë u përfol edhe Igli Tare

Klubi i Xhenoas në Serinë A ka zgjidhur dilemat që kishte për të ardhmen në rolet drejtuese pas lëvizjeve të fundit.
Nga radhët e klubit u largua drejtori sportiv Diego Lopez, i cili është shumë pranë firmës me Bërnlin në Angli. Në ditët e fundit kishin qarkulluar shumë emra si zëvendësues të tij në klubin italian, përfshirë edhe ai i Igli Tares.
Por sot klubi ka zgjedhur që t’i besojë një emri i cili deri pak kohë më parë ishte pjesë e Juventusit. Xhenoa ka emëruar si Shef Futbolli francezin Faransua Modesto, ndërsa si drejtor sportiv ka vendosur Stefano Melisano.
Eksperienca e këtij të fundit në zbulimin e talenteve të reja bëri që klubi të shihte këtë si alternativë kryesore, duke lënë në plan të dytë emra si Tare, edhe pse kishin një CV më të pasur.

