LIVE UPDATES
Bota

Pas dëbimit nga Mali i Zi, blogeri rus kthehet nga Serbia në Rusi

Ai tha se pajisjet e konfiskuara gjatë ndalimit në Mal të Zi, përfshirë kamerat dhe një dron, ende nuk i janë kthyer dhe se Ambasada ruse po e ndihmon në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

12 Tetor 2026, 20:32 Nga E.d
Pas dëbimit nga Mali i Zi, blogeri rus kthehet nga Serbia në Rusi
Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk

Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, u kthye në Rusi, pasi u dëbua nga Mali i Zi, së bashku me bashkëshorten dhe tre bashkëpunëtorë të tij, për arsye të sigurisë kombëtare dhe të brendshme.

Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët udhëtuan fillimisht nga Podgorica drejt Beogradit. Pas mbërritjes në Moskë, Zvinchuk u tha mediave ruse se në lirimin dhe kthimin e tij ishin përfshirë institucionet shtetërore ruse, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe rrjetin diplomatik.

Ai tha se pajisjet e konfiskuara gjatë ndalimit në Mal të Zi, përfshirë kamerat dhe një dron, ende nuk i janë kthyer dhe se Ambasada ruse po e ndihmon në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij u ndaluan të premten, më 9 tetor, në territorin e komunës së Kotorrit.  Gjatë bastisjes, atyre iu gjetën dhe iu konfiskuan pajisje digjitale, përfshirë pajisje për regjistrim me rezolucion të lartë, një dron, një kamerë, një kamerë GoPro dhe disa telefona.

Policia bëri të ditur se pajisjet do t’u nënshtrohen ekspertizave dhe analizave, për të përcaktuar se për çfarë qëllimi janë përdorur në territorin e Malit të Zi. Vendimi për dëbimin u mor nga Policia e Malit të Zi për, siç u tha, arsye të sigurisë kombëtare dhe të brendshme.

Para se të shkonte në Mal të Zi, Zvinchuk kishte qëndruar në Serbi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmoi Radio Evropa e Lirë. Atje, ai dhe ekipi i tij dyshohet se po xhironin një seri dokumentarësh për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ballkanit. 

Nga kanali Rybar thanë se të katër shtetasit rusë “kishin qëndruar ligjërisht në Mal të Zi” dhe “kishin planifikuar të xhironin Manastirin e Cetinës - për çka kishin paraqitur më herët një kërkesë zyrtare”. Rybar është një rrjet rus mediatik dhe informativ, i themeluar në vitin 2018 nga Zvinchuk, ish-punonjës i shërbimit për shtyp në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Gjatë luftës në Ukrainë, Rybar u shndërrua në një nga kanalet ushtarake proruse më me ndikim në Telegram. Zvinchuk është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga viti 2023, për shkak të mbështetjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përhapjes së propagandës.

Sipas BE-së, ai është anëtar i një grupi pune të krijuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të koordinuar përpjekjet e mobilizimit në lidhje me luftën kundër Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë lidhur rrjetin Rybar me operacione të ndikimit të huaj dhe të luftës informative. Në vitin 2024, Departamenti amerikan i Shtetit, përmes programit Rewards for Justice, ofroi një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione mbi personat e lidhur me projektin Rybar, duke ngritur dyshime se ky rrjet është i përfshirë në operacione të ndikimit të huaj./REL

mikhail zvinchuk telegram bloger

Sondazh

Poll

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!