Sport

Barcelona, Flick driblon polemikat: Shpresoj që një ditë të kuptoni se nuk iu përgjigjem kurrë pyetjeve që kanë të bëjnë me ekipet e tjerë.

Barcelona do të luajë ditën e martë ndaj Galatasaray në Stamboll me skuadrën katalanase që do të kërkojë të vijojë serinë e fitoreve.

Trajneri i kampionëve të Spanjës, Hansi Flick u shfaq në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshje duke theksuar se është një privilegj që skuadrat rivale e konsiderojnë Barcelonën si një prej favoriteve për të fituar Ligën e Kampioneve, por nuk harroi të vlerësojë skuadrën turke

‘Duhet të jemi të përgatitur për atmosferën. Është ndër më të mirat në botë. Është e jashtëzakonshme. Zhurma e stadiumit është diçka e pabesueshme. Janë përmirësuar shumë në ndeshjet ndaj skuadrave të mëdha dhe duhet të jemi të bashkuar-tha Flick-momenti që po jetojmë? Gjithnjë kam thënë se jam i kënaqur për mënyrën sesi stërvitemi, por çdo ndeshje është e ndryshme. Nesër do të jetë e vështirë. Është një privilegj që jemi këtu, por në futboll gjërat mund të ndryshojnë. Të gjithë jemi gati për këtë ndeshje’.

Padyshim që nuk munguan pyetjet në lidhje me kritikat e Realit të Madridit, por Flick arriti t’i driblojë dhe evitoi të përgjigjet

‘Shpresoj që një ditë të kuptoni se nuk iu përgjigjem kurrë pyetjeve që lidhen me skuadra të tjera. Do të luajmë me Galatasaray. Të respektojmë Galatasaray. Vinicius? Më pyesni pas dy javësh-tha Flick-të qenit favorit? është një privilegj. Po punojmë shum, por është një rrugë e gjatë deri në fund. Duhet që të luajmë të gjitha ndeshjet me mentalitetin e fillimit të këtij sezoni dhe sigurisht duke mbajtur topin’

Hansi Flick më pas shfaqi kënaqësinë e tij në lidhje me Gabriel Jesus që ka bërë mjaft mirë sa herë është thirrur në apel në këto ndeshje të para me katalanasit

‘A do të jetë titullar Gabriel Jesus? Është gati. Por ende nuk e dimë nëse do të luajë si titullar-shtoi Flick-jemi shumë të kënaqur me të. Duhet ta pranoj, është një surprizë e vogël. Sjellja e tij është fantastike dhe është një futbollist shumë i mirë’.