Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Çfarë po shet Edi Rama?

David Beckham duket si fëmijë përkrah gjigantit të NBA-së, Yao Ming, në Kinë: A është inteligjencë artificiale?

David Beckham duket si fëmijë përkrah gjigantit të NBA-së, Yao Ming, në Kinë: A është inteligjencë artificiale?

17:44, 12/10/2026

Një takim mes dy ikonave të sportit ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në Kinë. David Beckham është dukur shumë i vogël përkrah legjendës së NBA-së, Yao Ming, në një ndeshje basketbolli, ndërsa pamjet e tyre kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ish-futbollisti anglez dhe ish-ylli i Houston Rockets u takuan gjatë fundjavës në “The Venetian Arena”, në Makao, ku ndoqën nga vendet më të mira përballjen parasezonale mes Houston Rockets dhe Dallas Mavericks, në kuadër të NBA China Games 2026.

Diferenca e jashtëzakonshme fizike mes tyre nuk kaloi pa u vënë re. Yao Ming, i cili është plot 2,29 metra i gjatë, e la Beckham-in në hije edhe pse të dy ishin ulur pranë njëri-tjetrit në tribunë.

Ish-basketbollisti kinez, tashmë 46 vjeç, është një nga lojtarët më të gjatë në historinë e NBA-së. Përmasat e tij të jashtëzakonshme u bënë edhe më të dukshme në krah të Beckham-it, ndërsa atletet e bardha të Yao Ming dukeshin shumë më të mëdha se këpucët e zakonshme të ish-kapitenit të Anglisë.

Image

Edhe gjunjët e basketbollistit, teksa qëndronte ulur me këmbët e përthyera, arrinin pothuajse deri në kraharorin e Beckhamit.

Tifozët: Duket si një fëmijë përkrah tij

Pamjet nga takimi u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku tifozët nuk i kursyen komentet me humor.

“David duket si një fëmijë përkrah Yao-s”, shkroi një përdorues në platformën X.

Një tjetër ngriti dyshime për vërtetësinë e pamjeve, duke pyetur: “A është kjo inteligjencë artificiale?”.

“Davidi dhe Goliathi”, komentoi një tifoz, ndërsa një tjetër shkroi: “David duket si një djalë i vogël i ulur pranë babait të tij”.

Takimi mes dy figurave të njohura të sportit u kthye kështu në një nga momentet më të komentuara të aktivitetit në Kinë, duke treguar edhe një herë se sa e jashtëzakonshme është gjatësia e Yao Ming, edhe përballë një ikone sportive si David Beckham.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco