Ilir Binaj dhe Anton Martini
Anton Martini nuk do të jetë më në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor. Në vend të ish-prokurorit është emëruar Everest Kazheli, i cili vetëm pak ditë më parë u caktua në krye të Kadastrës së Elbasanit, por dha dorëheqjen nga detyra vetëm 3 orë pas emërimit.
Martini drejtonte Drejtorinë e Hetimit në administratën tatimore që prej vitit 2024, ndërsa tashmë këtë pozicion do ta marrë Kazheli.
Ky i fundit ka mbajtur më herët poste drejtuese në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke drejtuar drejtoritë vendore në Fier dhe Lushnjë.
Sondazh
Poll
