Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë. Pas miratimit të ndarjes së re administrativo-territoriale, i cili organizon vendin në 46 bashki, me qytetet përbërëse dhe njësitë administrative, socialsitët janë vendosur në lëvizje për tri shtyllat e tjera të reformës që janë: funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe niveli rajonal, që kërkojnë ligje më vete, që duhet të hartohen brenda vitit të ardhshëm nga Kuvendi, Qeveria dhe bashkitë.