Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në Vlorë, pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin.

Sipas informacionit paraprak, kërkimet nisën rreth orës 18:00, kur në ndihmë të tij u angazhua Njësia Speciale Delta. Pas rreth tre orësh, në orën 20:45, u bë e mundur gjetja e shtetasit amerikan.

Ai po transportohet drejt Vlorës për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor. Sipas informacionit të dhënë, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u realizua nga toka, me angazhimin e forcave të Njësisë Speciale Delta.