Ushtria ruse ka humbur më shumë se 50 mijë ushtarë, të vrarë dhe të plagosur, gjatë muajit shtator në luftën kundër Ukrainës. Sipas Bloomberg, që citon një zyrtar të lartë të NATO-s, rreth 28 mijë prej tyre kanë mbetur të vrarë. Ndërkohë, humbjet e ushtrisë ukrainase gjatë së njëjtës periudhë vlerësohen në rreth 5 mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur. Sipas zyrtarit të NATO-s, humbjet e mëdha ruse lidhen me përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar në territore ku forcat ukrainase përdorin dronë dhe artileri, ndërsa terreni është i mbushur me mina. Këto kushte e bëjnë të vështirë përparimin e trupave ruse dhe rrisin numrin e viktimave gjatë ofensivave.