E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE miraton 1 mijë e 600 sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, me fokus në kompleksin e saj ushtarako-industrial, konfirmoi të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike, bëri të ditur Kallas gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Reklamë

“Më shumë se gjysma lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike”, deklaroi ajo.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së e ratifikuan të hënën marrëveshjen për këto masa, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar.

Reklamë

Ndërkohë, gjatë të njëjtit forum, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për përpjekjet e vendit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Ukraina po vazhdon punën për përmbushjen e kërkesave të nevojshme për anëtarësim dhe u shpreh se “e ardhmja evropiane e Ukrainës është afër”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.