
Anton Martini është larguar nga posti i drejtorit të Hetimit Tatimor, ndërsa në vend të tij është emëruar Everest Kazheli. Ky i fundit u emërua vetëm pak ditë më parë në krye të Kadastrës së Elbasanit, por dha dorëheqjen nga detyra vetëm tre orë pas emërimit.
Ish-prokurori Anton Martini mbante detyrën e drejtuesit të Drejtorisë së Hetimit në administratën tatimore që prej vitit 2024.
Ndërkohë, Everest Kazheli rikthehet në një post drejtues, pasi më herët ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier, si dhe strukturën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lushnjë.
Emërimi i tij në krye të Hetimit Tatimor shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucioneve publike, ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të Anton Martinit nga detyra./Versus.al

