Një turist amerikan ka humbur orientimin në zonën e Karaburunit, ku ka mbetur i bllokuar pasi ka pësuar dëmtime në këmbë.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit, ndërsa pas disa orësh ai është lokalizuar nga forcat e kërkim shpëtimit dhe është transportuar drejt qytetit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor për dëmtimet e pësuara.
Sipas informacionit paraprak, deri më tani gjendja shëndetësore e turistit amerikan paraqitet e mirë.













