BOTA /

BE miraton afro 1 mijë e 600 sanksione të reja ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ratifikuan të hënën marrëveshjen për sanksionet e reja, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar.

Shkruar nga Versus

BE miraton afro 1 mijë e 600 sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar afro 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, duke vënë në shënjestër kompleksin ushtarako-industrial të Moskës. Më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike, konfirmoi të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, Kallas bëri të ditur se masat e reja synojnë të kufizojnë kapacitetet e industrisë ushtarake ruse, me fokus të veçantë te prodhimi i raketave balistike.

“Më shumë se gjysma lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike”, deklaroi ajo.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ratifikuan të hënën marrëveshjen për sanksionet e reja, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar.

Ndërkohë, gjatë të njëjtit forum, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se vendi po vijon punën për përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim.

“E ardhmja evropiane e Ukrainës është afër”, u shpreh Zelensky, duke nënvizuar synimin e Kievit për t’u integruar në strukturat evropiane./Versus.al

Poll