web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehi: Rama “hanxhiu” i ndryshimeve territoriale, sprovoi edhe të vetët

12 Tetor 2026, 21:30, Politikë CNA

Shehi: Rama “hanxhiu” i ndryshimeve territoriale, sprovoi edhe

Politikani Dashamir Shehi komentoi mbrëmjen e kësaj të hënë përplasjet e krijuara rreth votimit të ligjit për ndryshimet territoriale.

I ftuar në emisionin “Now”, Shehi tha se kjo reformë nuk u bazua te një filozofi e ndarjes, por te çështja e numrave.

Shehi akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdori reformën për të treguar forcën politike të mazhorancës, por edhe për të testuar situatën brenda PS-së.

“Reformë është kur t’i ofrojmë sherbime qytetarit dhe të krijojmë filozofinë e ndarjes. Shqipëria për këtë ka nevojë. Që njerëzve t’u afrohet një administratë e specializuar që nuk e kanë sot. Pse nuk tentojnë të ulin numrin e qarqeve? Asgjë nuk po ndryshon tani që do të bëhen bashkitë 45-46. Po i njëjti koncept është. Vëmendjen e debatit e mori çështja e numrave. Gjithë filozofia e reformës u bazua mbi atë lloj proteste. Ajo duhet të vinte me gjithë faturën e kompetencave. “Hanxhiu” është vetë Rama. Thotë se e bën si do. Këtë radhë u bë për të treguar forcën. Provoi edhe të vetët në të njëjtën kohë. Se mos ato që kanë ndodhur kanë krijuar ndonjë plasaritje brenda”,-deklaroi Shehi./CNA





Lajmet e fundit nga