AKTUALITET, 12 October 2026, 21:34

Vlorë/ Humb orientimin dhe dëmtohet në këmbë në zonën e Bristanit, shpëtohet pas 3 orësh turisti amerikan

Vlorë/ Humb orientimin dhe dëmtohet në këmbë në

Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit, në Vlorë, pasi kishte humbur orientimin dhe kishte pësuar dëmtime në këmbë.

Kërkimet për gjetjen e tij nisën rreth orës 18:00, me angazhimin e forcave të Njësisë Speciale Delta. Pas rreth tre orësh kërkime, në orën 20:45, u bë e mundur lokalizimi dhe gjetja e tij.

Për shkak të dëmtimeve në këmbë dhe humbjes së orientimit, shtetasi amerikan e kishte të vështirë të largohej vetë nga zona ku ndodhej.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u realizua nga toka, ndërsa pas gjetjes, ai u transportua drejt Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacionit paraprak, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.