12 Tetor 2026, 21:37
Nga E.d
Foto ilustruse
GREQI - Qeveria greke po përgatit një paketë të re masash për kufizimin e aksesit të fëmijëve nën 15 vjeç në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe TikTok. Sipas planit të propozuar, ndalimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, me synimin për të mbrojtur shëndetin mendor dhe fizik të të miturve dhe për të parandaluar varësinë nga teknologjia.
Projektligji parashikon që platformat të kenë përgjegjësinë për verifikimin e moshës së përdoruesve, përmes metodave të besueshme dhe në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Në kuadër të kësaj nisme, autoritetet greke po shqyrtojnë edhe mundësinë e përfshirjes së Snapchat dhe platformave të tjera në një fazë të mëvonshme.
Ministri i Shtetit, Akis Skertsos deklaroi se mbrojtja e fëmijëve në internet është përgjegjësi e shtetit dhe detyrim i kompanive që operojnë platformat digjitale. Ai paralajmëroi se qeveria është e gatshme të përballet edhe me kompanitë e mëdha të teknologjisë për të garantuar zbatimin e masave.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, theksoi se përdorimi problematik i rrjeteve sociale mund të ndikojë në gjumin, përqendrimin, vetëvlerësimin dhe marrëdhëniet shoqërore të fëmijëve. Sipas tij, kufizimi i moshës synon të parandalojë këto pasoja dhe t'u krijojë të miturve më shumë hapësirë për të mësuar, luajtur dhe zhvilluar marrëdhënie në jetën reale.
Nisma është pjesë e strategjisë kombëtare të Greqisë për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe lidhet gjithashtu me diskutimet në nivel europian për vendosjen e një kufiri të përbashkët moshe dhe forcimin e sigurisë në shërbimet digjitale./Dosja.al
greqi media sociale femije
Bota
12 Tetor 2026, 21:10
G.M
Pamje
ARABIA SAUDITE- Huthët e Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës në Aeroportin Nd&e...
Bota
12 Tetor 2026, 21:05
G.M
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka konfirmuar se anije luftarake të Marokut kanë hyrë pa leje në ujë...
Bota
12 Tetor 2026, 21:00
G.M
Shërbimet e internetit të Yandexit janë kufizuar dukshëm nga sulmet me dronë ukrainas.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, th...
Bota
12 Tetor 2026, 20:50
G.M
pamje
ARABIA SAUDITE- Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pas n...
Bota
12 Tetor 2026, 20:45
G.M
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka investuar rreth 366 milionë dollarë në fushatat politike për zgjedhjet e mesit të mandatit në SH...
Bota
12 Tetor 2026, 20:35
G.M
George Gibney
IRLANDË- Ish-trajneri i ekipit olimpik të notit të Irlandës George Gibney, është dënuar në Dublin me ...
Bota
12 Tetor 2026, 20:32
E.d
Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk
Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk...
Bota
12 Tetor 2026, 20:13
G.M
EVROPË- Bashkimi Evropian pritet të hapë të martën kapituj të rinj negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë, duke shë...
Bota
12 Tetor 2026, 20:24
E.d
Pamje
BRUKSEL- 10 të mitur janë arrestuar në Bruksel, pas përplasjeve të reja me policinë pranë stacionit hekurudhor Mid...
Bota
12 Tetor 2026, 20:10
E.d
Pamje
UKRAINA- Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës janë më shumë se dyfishuar gjatë këtij...