AKTUALITET /

Protesta para hyrjes së Kryeministrisë, shoqërohen nga policia 2 aktivistët Dritan Goxhaj dhe Arben Kola

Në fund të protestës, qytetarët iu afruan godinës së Kryeministrisë, ku policia kishte vendosur një kordon për të kufizuar lëvizjen e tyre.

Shkruar nga Versus

Protesta para hyrjes së Kryeministrisë, shoqërohen nga policia 2

Dy aktivistë janë shoëruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së 135-të para Kryeministrisë.

 Gjatë tubimit, aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj u shoqëruan nga policia.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet konkrete të shoqërimit të tyre.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, pas lajmit se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë.

 Ata përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore.

Në fund të protestës, qytetarët iu afruan godinës së Kryeministrisë, ku policia kishte vendosur një kordon për të kufizuar lëvizjen e tyre.

Qytetarët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, në pritje të daljes së kryeministrit nga zyra e tij.

Poll