AKTUALITET /

Protesta para hyrjes së Kryeministrisë, shoqërohen nga policia Dritan Goxhaj dhe Arben Kola

Në fund të protestës, qytetarët iu afruan godinës së Kryeministrisë, ku policia kishte vendosur një kordon për të kufizuar lëvizjen e tyre.

Shkruar nga Versus

Protesta para hyrjes së Kryeministrisë, shoqërohen nga policia

Dy aktivistë janë shoëruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së 135-të para Kryeministrisë.

 Gjatë tubimit, aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj u shoqëruan nga policia.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet konkrete të shoqërimit të tyre.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, pas lajmit se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë.

 Ata përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore.

Në fund të protestës, qytetarët iu afruan godinës së Kryeministrisë, ku policia kishte vendosur një kordon për të kufizuar lëvizjen e tyre.

Qytetarët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, në pritje të daljes së kryeministrit nga zyra e tij.

Poll