Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Çfarë po shet Edi Rama?

Gjermani/ Skandal në Këln, roboti prek seksualisht 16-vjeçaren, dy të rinj e transmetojnë ngjarjen live

Gjermani/ Skandal në Këln, roboti prek seksualisht 16-vjeçaren, dy të rinj e transmetojnë ngjarjen live

21:35, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia gjermane ka nisur një hetim ndaj dy të rinjve, të cilët dyshohet se përdorën një robot për të sulmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare në rrugët e Këlnit, duke e transmetuar ngjarjen drejtpërdrejt në mediat sociale.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur natën mes së shtunës dhe së dielës. Sipas deklaratës së policisë së Këlnit, roboti e ka prekur të miturën në pjesët intime dhe ka kryer gjeste të pahijshme.

Për rastin po hetohen pronari i robotit, 16 vjeç, dhe një 19-vjeçar, të dyshuar për veprën penale të cenimit të dinjitetit seksual, e cila dënohet deri në dy vjet burg.

Sipas autoriteteve, dy të rinjtë kanë filmuar skenën dhe e kanë publikuar atë në platformat e mediave sociale, duke e shoqëruar edhe me komente.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët e policisë identifikuan të dyshuarit dhe gjetën robotin të fshehur në bagazhin e një makine. Policia sekuestroi robotin, si dhe telefonat celularë të dy të rinjve.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si funksiononte roboti në momentin e ngjarjes dhe nëse ai kontrollohej nga dikush.

Kështu bëhet e ditur në deklaratën e policisë së Këlnit.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco