Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së 135-të kundër qeverisë.
Nuk dihet ende arsyet e shoqërimit të dy protestuesve, ndërsa nga pamjet e publikuara në media ata janë parë duke u futur të makinën e policisë.
Protesta është shoqëruar me thirrje kundërshtuese ndaj qeverisë, ndërsa gjatë fjalimeve protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalin qëndresën.
Edhe në tubimin e sotëm, protestuesit kanë përsëritur mesazhet e tyre kundër qeverisë, duke theksuar se do të vijojnë protestat.













