Është mbyllur protesta e ditës së 135-të kundër qeverisë së Edi Ramës, e zhvilluar në Tiranë.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë dhe qëndruan pranë godinës, pasi aktivisti Edison Lika njoftoi se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij.
Pas kësaj thirrjeje, protestuesit u zhvendosën drejt njërës prej hyrjeve të Kryeministrisë, ku forca të shumta policie krijuan një kordon për të penguar afrimin e tyre.
Gjatë qëndrimit para godinës, Lika u bëri thirrje protestuesve të vijonin qëndrimin në mënyrë paqësore, duke deklaruar: “Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni”.
Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protesta e sotme u mbyll, ndërsa gjatë tubimit u përsëritën thirrjet kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në përfundim të protestës, protestuesit u bënë thirrje studentëve dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës së nesërme, e cila do të zhvillohet në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit.
© SYRI.net
‘PS po përdor ‘gerrymandering’/ Hasimja: Territorialja, manovër politike për të shkrirë bashkitë e opozitës
Xhafo: Numri i bashkive është zgjedhje politike, sfida mbetet largimi i shërbimeve nga qytetarët
VIDEO/ Shkullaku: Rama mbron hajdutët e qeverisë, ka thelluar autoritarizmin dhe ka humbur besimin e Perëndimit