Spahiu për 85 votat nga PS: Votuan reformën dhe eklipsuan opozitën me zërat kundërshtues brenda vetes

Juristi Kreshnik Spahiu flet për debatin që rrethoi Reformën Territoriale, që u kulmua me votimin e saj në Kuvend me 85 vota pro.

Sipas Spahiut socialistët me një gurë vranë disa zogj. Juristi tha në “Top Story” se PS me miratimin e Territoriales fitoi zgjedhjet e 2029-ës, pasi sipas tij do jenë në gjendje të fitojnë 90% të bashkive, që do jetë një pozicion i fortë për t’i paraprirë zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.

“Unë kam një skenar tjetër për atë që ndodhi. Është krejtësisht jo serioze në pak vite ndryshojnë jo sikur janë në Shqipëri, por në Kinë. Shqipëria është 2 milion banorë, është një lagje e Londrës, që do të thotë është thjeshtësisht e menaxhueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama testoi, hodhi zërat kundra, ecte një hap, një hap, dhe në fund nuk fitoi thjesht një votim, fitoi zgjedhjet e 2029. Me ndarjen e re fiton mbi 90% të bashkive dhe duke shkuar në zgjedhje parlamentare me kaq shumë bashki, historia tregon që ka gjasa të mëdha që t’i fitosh zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi tani është që nuk ka as alternativë, sepse edhe unë jam dhe vetë skeptik për ndarjen në kaq pak bashki, por më shqetëson edhe mungesa e një alternative dhe ndarje logjike territoriale nga pala tjetër”, u shpreh Spahiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?