Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka paralajmëruar se anashkalimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund ta detyrojë Kosovën të rishqyrtojë marrëveshjen me Bashkimin Evropian lidhur me Gjykatën Speciale. Ai u shpreh kështu gjatë emisionit “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Të lidhura
None found
Sipas tij, jo çdo dispozitë e ligjit hyn në diskutim, ndërsa raportet që mund të dalin nga institucionet evropiane do të përbënin themelin për një dialog me BE-në.
“Hapi tjetër, nëse ky ligj nuk gjen zbatim që unë jam i bindur që nuk ndodh. Po kontestohen disa nene të tij, se krejt nenet s’mund të kontestohen, mbikëqyrja s’mund të kontestohet. Ne e ndërtojmë një rrugë për dialog, dhe e hapim rrugën për të shkëputur marrëveshjen dhe me mbyll Gjykatën Speciale. Pse? Sepse mos respektimi i këtij ligji dhe atyre raporteve që do t’i prodhojnë institutet më të mira në Evropë, ia hap rrugën Kosovës për ta zhbërë marrëveshjen”, deklaroi Gruda.
“Shtet mund ta zhbëjnë marrëveshjen edhe në mënyrë arbitrare. Ne mund t’i themi BE-së nesër ne po dojm me votu një ligj, që shkëput marrëveshjen, 80 vota, nuk vyejnë 2 të 3 e dyfishta. Nëse BE ndihet e dëmtuar në arbitrazh, me na i marrë do pare. Por, ne me dal prej marrëveshjes mundemi gjithqysh”, përfundoi ai.




