VIDEO/ Ronaldo shënon golin e 981-të në karrierë, i duhen edhe 19 për të arritur shifrën historike!

VIDEO/ Ronaldo shënon golin e 981-të në karrierë, i duhen edhe 19 për të arritur shifrën historike!

22:19, 12/10/2026

Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt kuotës së 1000 golave në karrierë. Ylli portugez ka realizuar golin e tij të 981-të, këtë herë në Champions League të Azisë, duke iu afruar edhe më shumë objektivit historik.

Sulmuesi i Al Nassr gjeti rrugën e rrjetës në përballjen kundër Neftchi Farg‘ona, në kuadër të javës së dytë të fazës së ligës në AFC Champions League Elite.

Goli erdhi pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë. Sadio Mané krosoi në zonë, ndërsa Ayman e kontrolloi topin me gjoks dhe ia la në dispozicion Ronaldos. Portugezi goditi menjëherë me rrotullim, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke çuar Al Nassr në avantazhin 2-0.

Me këtë realizim, Ronaldo ka vetëm 19 gola për të arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 1000 golash në karrierën e tij profesionale. Një objektiv që 41-vjeçari synon ta përmbushë përpara se t'i japë fund aventurës së tij në futbollin e luajtur.

Ronaldo vazhdon të dëshmojë se mbetet vendimtar edhe në këtë fazë të karrierës, ndërsa çdo gol e afron më shumë me një rekord që do të shënonte një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit.


AFC Champions League Elite | Al Nassr [2] - 0 Neftchi Fergana, Cristiano Ronaldo 42'
by
u/OpbrBlud in
soccer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco