Lorenc Zerellari u grabit sot në banesën e tij në Elbasan nga disa persona të maskuar si policë, të cilët arritën t’i merrnin 30 mijë euro.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentet pas grabitjes, kur njëri prej autorëve vrapon drejt automjetit, i cili kishte të vendosur fenelinën e policisë. Pas tij vrapojnë disa persona, në dukje familjarë të Z erellarit, duke u përpjekur t’i kapin grabitësit.
Në pamje dëgjohet njëri prej tyre që bërtet: “Kapeni, kapeni, i q*fsha motrën!”, ndërsa autorët largohen me automjet.
Vetë Lorenc Zerellari ka folur për mediat, ku ka treguar se si ndodhi ngjarja. Sipas tij, grabitësit fillimisht janë prezantuar si efektivë policie, por më pas i kanë drejtuar armën dhe i kanë kërkuar paratë.
