VIDEO/ Asani nuk ndalet në Champions-in e Azisë, realizon një tjetër gol spektakolar me të majtën

VIDEO/ Asani nuk ndalet në Champions-in e Azisë, realizon një tjetër gol spektakolar me të majtën

22:27, 12/10/2026

Jasir Asani po kalon një moment të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve të Azisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlalit të Iranit, duke realizuar një tjetër gol spektakolar.

Në sfidën në transfertë kundër Al Gharafa, e fituar 1-2, Asani nuk e nisi ndeshjen si titullar, por u aktivizua në minutën e 32-të. Sulmuesit shqiptar iu deshën vetëm pesë minuta për të lënë gjurmën e tij në këtë përballje.

Asani mori iniciativën nga krahu i djathtë dhe, pas një aksioni tipik të tij, lëshoi një goditje të fuqishme me të majtën. Topi përfundoi në rrjetë, poshtë traversës dhe pranë shtyllës së largët, duke vulosur një tjetër realizim të bukur për futbollistin shqiptar.

Goli spektakolar i Asanit

Ky ishte goli i dytë i Asanit në këtë edicion të Ligës së Kampioneve të Azisë, pasi kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Sulmuesi po konfirmon se ky kompeticion i përshtatet mjaft mirë, duke përsëritur paraqitjet e mira që kishte bërë më herët me Guangzhoun në Korenë e Jugut.

Megjithatë, pavarësisht formës dhe golave me klubin iranian, Asani nuk u përfshi në planet e trajnerit Maran në grumbullimin e fundit të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve.

Me realizimet e tij të njëpasnjëshme në Azi, 29-vjeçari po dërgon një sinjal të qartë se mbetet në formë të mirë dhe se mund të jetë një alternativë për kuqezinjtë në vazhdimësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco