Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “The Times”: Infantino dyshohet se përfitoi 1.76 milionë dollarë të padeklaruar nga FIFA

    Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

    “Babai nuk më flet”, konkurrentja e “Për’puthen” zbulon se ka një djalë 14-vjeçar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “The Times”: Infantino dyshohet se përfitoi 1.76 milionë dollarë të padeklaruar nga FIFA
    Kryesore

    “The Times”: Infantino dyshohet se përfitoi 1.76 milionë dollarë të padeklaruar nga FIFA

    October 12, 2026
    Të gjithë kundër Gianni Infantinos, UEFA, CONCACAF dhe AFC: Na tradhtoi besimin përmes mashtrimit

    Një tjetër skandal mund të vërë në vështirësi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Sipas një hetimi të publikuar nga e përditshmja britanike “The Times”, kreu i futbollit botëror dyshohet se ka përfituar miliona dollarë përtej pagës zyrtare dhe bonuseve të parashikuara në kontratën e tij, përmes pagesave që nuk janë bërë publike.

    Sipas gazetës britanike, këto të ardhura shtesë lidhen me kompaninë e krijuar për organizimin e Botërorit 2026 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një pjesë e parave dyshohet se është përdorur për të mbuluar shpenzimet e një stili luksoz jetese në Miami.

    Pagesa shtesë jashtë raportit zyrtar

    “The Times” kujton se, që prej vitit 2016, FIFA ka premtuar publikimin çdo vit të pagave të presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm. Megjithatë, sipas hetimit, Infantino mund të ketë përfituar të ardhura nga dy burime të ndryshme: një pagë zyrtare, e pasqyruar në raportet financiare të FIFA-s në Zvicër, dhe pagesa të tjera nga kompania organizatore e Botërorit në SHBA.

    Sipas raportit vjetor të FIFA-s, në vitin 2024 Infantino përfitoi 4 milionë e 274 mijë franga zvicerane. Por, sipas dokumenteve të të ardhurave të paraqitura pranë Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së (IRS), për të njëjtin vit në emër të tij u paguan edhe 1.76 milionë dollarë nga kompania “FIFA World Cup 2026 US Inc.”, e krijuar për organizimin e turneut. Kjo shumë, sipas “The Times”, nuk ishte bërë publike në raportin vjetor të FIFA-s.

    Një pjesë e këtyre parave dyshohet se është përdorur për të mbuluar qiranë e një vile luksoze në Sunset Islands, një zonë ekskluzive e Miami Beach. Kompleksi rezidencial përbëhet nga katër ishuj artificialë dhe është i rrethuar e i mbikëqyrur.

    E kontaktuar nga “The Times”, FIFA nuk e konfirmoi informacionin për pagesat dhe nuk dha shpjegime për arsyen pse shuma e përmendur nuk ishte pasqyruar në raportin vjetor të institucionit.

    Ndërkohë, burime të cituara nga gazeta britanike pretendojnë se pagesa të ngjashme janë kryer edhe për vitet 2025 dhe 2026. Deri më tani, FIFA nuk ka dhënë një sqarim publik për këto pretendime.

    Infantino
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “The Times”: Infantino dyshohet se përfitoi 1.76 milionë dollarë të padeklaruar nga FIFA

    October 12, 2026

    Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

    October 12, 2026

    “Babai nuk më flet”, konkurrentja e “Për’puthen” zbulon se ka një djalë 14-vjeçar

    October 12, 2026

    “BLLOKU I MBIVLERËSUAR”/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.