12 Tetor 2026, 22:47
Nga G.M
Enes Isaku
FUSHË-KRUJË- Enes Isaku është 16-vjeçari i cili u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së thellë të familjes, miqve dhe shokëve, të tronditur nga humbja e parakohshme e të riut, i cili punonte si kamarier gjatë fundjavave.
Ngjarja tragjike ndodhi në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center”, i cili ishte në pronësi të gjyshit të viktimës në të cilin ai dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, 26 vjeç, po qëndronin në një nga katet e sipërme të objektit.
Ngjarja ndodhi papritmas kur dy të rinjtë po bënin shaka me njëri-tjetrin, duke u përpjekur që njëri të zbriste në katin e parë me ashensor, ndërsa tjetri të qëndronte lart. Gjatë këtij momenti, Stafuka dyshohet se e ka shtyrë 16-vjeçarin brenda ashensorit dhe ka shtypur butonin për katin e parë.
Por, sapo dyert e ashensorit janë mbyllur, kabllot janë këputur dhe pajisja është përplasur në katin zero. Si pasojë e incidentit, Enes Isaku humbi jetën në vendngjarje. Nga këputja e kabllove rrezikoi edhe vetë 26-vjeçari Stafuka, i cili më pas u arrestua nga shërbimet e Policisë. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Ndërkohë, pak çaste para aksidentit fatal, me të njëjtin ashensor ishte ngjitur në katin e sipërm edhe pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili rezulton të jetë i afërmi i 16-vjeçarit që humbi jetën. Humbja e Enesit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të hënë./Dosja.al
enes isaku fushe kruje
Aktualitet
12 Tetor 2026, 22:18
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Trento të Italisë, pasi tentoi të p&eum...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 22:04
E.d
Sadleva Bodo
TIRANË- Sadleva Bodo pritet të emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, n...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:44
E.d
Beng Bakalli
FRANCË- Një violinist profesionist me origjinë shqiptare është dënuar nga Gjykata Penale e Nicës në Fr...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:24
E.d
Pamje
VLORË- Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në Vlorë, pasi kishte p&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:25
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë shënon ditën e sotme 135 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politik...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:09
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Everest Kazheli, i cili dha dorëheqjen vetëm tre orë pasi u emërua në krye të Kadastrës s&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 19:54
E.d
Pamje
TIRANË - Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Kryeministrisë, në ditën e 135-të të protestës. A...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 19:35
G.M
Edison Lika
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 135 ditë të revoltës kundër klasë...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 19:25
E.d
Ilirian Celibashi
TIRANË - Partia Demokratike është shprehur kundër zgjerimit të votimit elektronik për zgjedhjet vendore t...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 19:15
G.M
Adriatik Kupi dhe Sadleva Bodo
TIRANË- Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të ...