Eurodeputetja: E papranueshme që Von der Leyen të shkojë në Shqipëri, pa folur për protestat dhe korrupsionin

Eurodeputetja: E papranueshme që Von der Leyen të shkojë në Shqipëri, pa folur për protestat dhe korrupsionin

22:47, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eurodeputetja Terry Reintke ka kritikuar heshtjen e institucioneve europiane përballë protestave që po zhvillohen prej më shumë se 130 ditësh në Shqipëri, duke e cilësuar të papranueshme që presidentja e Komisionit Europian të vizitojë vendin pa e trajtuar këtë çështje.

Në reagimin e saj, Reintke thekson se miliona njerëz jashtë Bashkimit Europian po luftojnë për vlerat europiane, kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë.

Sipas saj, Shqipëria është një shembull i kësaj përpjekjeje dhe BE-ja nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë qytetarëve që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur këto vlera.

“Heshtja nuk është një alternativë. BE-ja duhet të zgjerohet, por duhet edhe të mbrojë vlerat e vërteta europiane kudo që njerëzit rrezikojnë gjithçka për t'i mbrojtur ato”, shkruan Reintke në postimin e saj.

Postimi i plotë:

The commission president going to Albania ëithout addressing the mass protests that have been going on for more 130 days, is not acceptable.

Albania that is the prime example: millions outside the EU are fighting for European values, anti-corruption, and a better future.

Silence is not an option. The EU must grow, but it must stand up for true European values ëherever people risk everything to defend them.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco