12 Tetor 2026, 22:49
Nga E.d
Familja
SKOCI- Një familje siriane e cila jeton prej vitesh në Skoci është përballur me një ofertë të pazakontë nga autoritetet britanike, të cilat i kanë propozuar 3 mijë paund ndihmë financiare për të nisur një jetë të re në Shqipëri, pavarësisht se familja nuk ka asnjë lidhje me vendin tonë.
Sipas gazetës skoceze “The Sunday National”, oferta është komunikuar përmes një letre zyrtare të Ministrisë së Brendshme britanike, Home Office. Dokumenti i është dërguar Fadi Alsakkës, 39 vjeç, i cili jeton në Glasgow me bashkëshorten Lojain dhe dy fëmijët e tyre, Ayman, 11 vjeç, dhe Ayla, 10 vjeçe.
Në letër, autoritetet britanike i sugjerojnë familjes që ndihma financiare mund t’i shërbejë për të ndërtuar të ardhmen e saj në Shqipëri. Propozimi ka shkaktuar habi dhe shqetësim, pasi asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ka lidhje familjare apo shoqërore me vendin.
Alsakka e ka cilësuar rastin si shqetësues, duke vënë në dukje se gabime të tilla mund të kenë pasoja serioze kur bëhet fjalë për vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si autoritetet britanike trajtojnë kërkesat për azil, në një kohë kur qeveria po përpiqet të përshpejtojë shqyrtimin e dosjeve të mbartura.
Familja ka ngritur dyshime se gabimi mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i inteligjencës artificiale në procedurat administrative. Gazeta thekson se inteligjenca artificiale nuk është përdorur në rastin e kësaj familjeje. Fadi Alsakka është duke ndjekur studimet për masterin e tij të dytë në Universitetin e St Andrews, ndërsa bashkëshortja e tij studion për master në inteligjencë artificiale në Universitetin e Glasgow.
Sipas Alsakkës, ky nuk është gabimi i parë administrativ që familja ka përjetuar. Autoritetet britanike janë detyruar t’i dërgojnë gjashtë herë kartat e identifikimit, pasi në pesë përpjekjet e para ishte vendosur gabimisht fotografia e djalit të tyre./Dosja.al
siri skoci shqiperi
Aktualitet
12 Tetor 2026, 22:47
G.M
Enes Isaku
FUSHË-KRUJË- Enes Isaku është 16-vjeçari i cili u përcoll këtë të hënë për n&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 22:18
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Trento të Italisë, pasi tentoi të p&eum...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 22:04
E.d
Sadleva Bodo
TIRANË- Sadleva Bodo pritet të emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, n...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:44
E.d
Beng Bakalli
FRANCË- Një violinist profesionist me origjinë shqiptare është dënuar nga Gjykata Penale e Nicës në Fr...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:24
E.d
Pamje
VLORË- Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në Vlorë, pasi kishte p&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:25
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë shënon ditën e sotme 135 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politik...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 21:09
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Everest Kazheli, i cili dha dorëheqjen vetëm tre orë pasi u emërua në krye të Kadastrës s&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 19:54
E.d
Pamje
TIRANË - Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Kryeministrisë, në ditën e 135-të të protestës. A...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 19:35
G.M
Edison Lika
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 135 ditë të revoltës kundër klasë...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 19:25
E.d
Ilirian Celibashi
TIRANË - Partia Demokratike është shprehur kundër zgjerimit të votimit elektronik për zgjedhjet vendore t...