NATO nuk kërkon konflikt me askënd, por do të përgjigjet me forcë nëse sulmohet një prej vendeve anëtare. Këtë mesazh përcolli komandanti i Lartë i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkeëich, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, më 12 tetor.
“NATO nuk kërkon luftë me askënd. Por askush të mos e interpretojë faktin se NATO është një aleancë mbrojtëse si dobësi. Nëse dikush është aq i marrë sa të na sulmojë, ne do të luftojmë”, deklaroi ai.
Grynkeëich shpjegoi se, në rast agresioni, aleanca fillimisht do të ndalonte përparimin e kundërshtarit dhe më pas do të godiste kapacitetet e tij ushtarake, nëse situata do ta kërkonte. Përgjigjja, sipas tij, mund të përfshinte jo vetëm forcat që kryejnë sulmin, por edhe strukturat që i furnizojnë dhe i komandojnë ato.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të shtuara në Evropë dhe shqetësimesh për incidente me dronë, sabotazhe dhe sulme kibernetike që disa qeveri evropiane ia atribuojnë Rusisë. Edhe pse gjenerali nuk e përmendi drejtpërdrejt Moskën, mesazhi u interpretua si një paralajmërim ndaj saj.
Grynkeëich theksoi se qëllimi i NATO-s nuk është të nisë një luftë, por ta parandalojë atë përmes gatishmërisë ushtarake dhe aftësisë për t'iu përgjigjur çdo agresioni.
