Aktori i njohur i Hollywood-it, Ben Affleck, ka zbuluar një anë të papritur të jetës së tij jashtë ekranit: pasionin për videolojërat dhe debatet që përfundon duke bërë me lojtarë shumë më të rinj se ai.
Gjatë një interviste në podcastin “New Heights”, të drejtuar nga vëllezërit Jason dhe Travis Kelce, aktori 54-vjeçar tregoi se luan rregullisht videolojëra, përfshirë lojërat me qitje në vetën e parë. Megjithatë, përballjet me lojtarët adoleshentë nuk përfundojnë gjithmonë në favor të tij.
Edhe unë luaj videolojëra, veçanërisht ato me qitje në vetën e parë. Mendoj se luaj mirë, por pastaj vijnë 12-vjeçarët dhe më mundin keq
-rrëfeu Affleck.
Aktori shpjegoi se shpesh eliminohet që në fillim të lojës, ndërsa kundërshtarët nisin ta tallin për aftësitë e tij.
Përfundoj duke u grindur me ta. U them: ‘Ikni në dreq! Nuk jam i keq, jam burrë i rritur!’
-tregoi ai me humor.
Rrëfimi i tij shkaktoi të qeshura, pasi zbuloi se edhe një yll i Hollywood-it mund ta humbasë durimin kur përballet me rivalë më të rinj në botën virtuale.
Pasioni i Affleck për videolojërat lidhet edhe me djalin e tij, Samuel, i cili është shumë i dhënë pas “Fortnite”.
Aktori tregoi se shpesh e sheh të birin duke zgjedhur veshje dhe pamje të ndryshme për personazhet në lojë, të njohura si “skins”. Këto elemente kozmetike ndryshojnë pamjen e personazheve dhe disa prej tyre mund të blihen me para të vërteta.
Affleck pranoi se nuk e kupton gjithmonë entuziazmin e të birit për këto produkte, veçanërisht kur bëhet fjalë për çmime të larta.
Ai kujtoi një rast kur Samuel i kërkoi si dhuratë për Krishtlindje disa prej këtyre veshjeve virtuale, të cilat kushtonin rreth 300 dollarë.
Ka kaq shumë para për disa veshje? Ato nuk janë as reale, thjesht i vesh në lojë
-tregoi aktori, duke shtuar se i biri i shpjegoi se bëhej fjalë për modele të kufizuara.
Interesimi i djalit për “Fortnite” ka ndikuar edhe në punën e Affleck si regjisor dhe producent.
Gjatë së njëjtës bisedë, aktori shpjegoi se pamjet e pazakonta të personazheve në lojë i kanë shërbyer si frymëzim për kostumet në filmin e tij të ri, “Animals”.
Sipas tij, disa prej veshjeve virtuale kishin dizajne aq të çuditshme dhe të veçanta, saqë i dhanë ide për pamjen e personazheve në thrillerin e ri.
Affleck ka folur edhe më parë për pasionin e tij ndaj videolojërave, veçanërisht “Valorant”, ku ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme së bashku me djalin e tij.
Rrëfimi i fundit tregon se, pavarësisht karrierës së suksesshme në Hollywood, aktori përjeton të njëjtat situata që njohin shumë prindër: përpiqet të kuptojë interesat e fëmijëve të tij, edhe kur ato lidhen me botën virtuale dhe lojërat që ndonjëherë i kushtojnë më shumë sesa do të dëshironte.