LIVE UPDATES
Aktualitet

Ristrukturimet e kredive u rritën në gjysmën e parë të këtij viti

Kjo shumë përbën afërsisht 1.3% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 8% e stokut të kredive me probleme. Vlera e kredive të ristrukturuara ishte në rritje me 140% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

13 Tetor 2026, 07:35 Nga E. D
Ristrukturimet e kredive u rritën në gjysmën e parë të
foto ilustruese

TIRANË- Kreditë e ristrukturuara nga bankat u rritën në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit të parë 2026 ishte rreth 3 miliardë lekë. Kjo shumë përbën afërsisht 1.3% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 8% e stokut të kredive me probleme. Vlera e kredive të ristrukturuara ishte në rritje me 140% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë lidhen kryesisht me kreditë në valutë për sektorin e biznesit. Forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit. Sipas të dhënave më të fundit, në korrik 2026 raporti i kredive me probleme ishte nivelin 3.69%, në rënie krahasuar me nivelin 4.04% të një viti më parë.

Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 36.9 miliardë lekë. Kreditë e këqija në vlerë janë rritur me 2.2% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse stoku i kredive me probleme është rritur, zgjerimi i shpejtë i portofolit të kredisë ka bërë që raporti i kredive të këqija të pësojë rënie.

Për momentin, raporti i kredive me probleme duket se po vazhdon ta ruajë tendencën rënëse, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit në vitet e fundit.

Kuadri i Bankës së Shqipërisë për administrimin e rrezikut të kredisë së bankave parashikon që, në rast se një kredi ristrukturohet, ajo duhet të klasifikohet automatikisht si kredi me probleme, edhe në rastet kur ajo është shlyer rregullisht deri në momentin e ristrukturimit.

Rregullorja kërkon që në vazhdim kredia e ristrukturuar duhet të mbajë statusin e kredisë me probleme për të paktën gjashtë muaj, kohë gjatë të cilës duhet provuar se huamarrësi ka qenë në gjendje të shlyejë rregullisht pagesat pas ristrukturimit.

Mekanizmi i lehtësimit të ristrukturimeve ka qenë ndër masat që Banka e Shqipërisë ka aplikuar gjatë periudhave me rreziqe të shtuara për rritje të kredive me probleme, siç ishte pandemia.

Madje, pas rritjes së shpejtë të normave të interesit në vitin 2022, lehtësimi i ristrukturimeve ishte një nga masat rezervë për tu aplikuar, në rast se sektori financiar do të përballej me një rritje të kredive me probleme. Megjithatë, aplikimi i masave të posaçme nuk rezultoi i nevojshëm, edhe për shkak të amortizimit të shpejtë të efekteve të rritjes së interesave dhe fillimit të rënies së tyre./Monitor

kreditë e ristrukturuara

Sondazh

Poll

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve