Një shpërthim me lëndë plasëse, e dyshuar tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit. Në shënjestër ishte dyqani i syzeve “Max Optika”, në pronësi të Agim Kananajt.
Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, rreth 100 metra larg godinës së Prefekturës së Fierit. Siç shihet në pamje, është thyer plotësisht fasada prej xhami e biznesit, ndërsa në pjesën e dëmtuar është vendosur një rrjetë plastike.
"Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale", njoftoi Policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë.










Komente
Komento