E martë, 13 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëri-BE, pritet mbyllja e përkohshme e Kapitullit 20 të negociatave

Shqipëria zhvillon sot në Luksemburg Konferencën e 10-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Në konferencë merr pjesë kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministri irlandez, Thomas Byrne.

Reklamë

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të arrijë në katër kapituj të mbyllur përkohësisht në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kapitulli 20 përfshin politikat që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, inovacionin, politikat industriale dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Reklamë

Qeveria shqiptare synon përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027.

Agjenda në Luksemburg

Aktivitetet nisin në orën 16:40 me nisjen drejt Qendrës Europiane të Konventave, ndërsa në orën 16:45 është parashikuar një deklaratë për mediat (doorstep).

Në orën 16:50 do të zhvillohet fotografia e përbashkët e kryeministrit Edi Rama, komisioneres Marta Kos dhe ministrit Thomas Byrne.

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të hapet në orën 17:00, me miratimin e agjendës.

Në orën 17:45 parashikohet përfundimi i konferencës dhe vijimi me konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama, komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrit irlandez Thomas Byrne.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.