POLITIKË /

Sot konferenca e 10-të ndërqeveritare BE-Shqipëri, Rama drejt Brukselit: Hap tjetër drejt anëtarësimit

Në fund të konferencës, Rama do ketë një dalje për shtyp së bashku me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos.

Shkruar nga Versus

Sot konferenca e 10-të ndërqeveritare BE-Shqipëri, Rama drejt

Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të realizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Ky kapitull ka të bëjë me sipërmarrjen, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në konferencë. 

“Sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE”, shkroi ai në rrjetet sociale. 

AGJENDA ZYRTARE

16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45 – Doorstep.

16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne. Versus.al

 

Poll