BKH kontrolle në burgun e Bradasheshit, aty ku ndodhet i izoluar edhe Erygs Agasi

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ka zhvilluar kontrolle në burgun e Bradasheshit, në Elbasan, ku ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi. Ende nuk ka detaje të plota lidhur me arsyet e kontrolleve.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi qëllimin e këtij operacioni.

Të lidhura

None found

Si u arrestua Agasi?

I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.

Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t.


Shtuar më 13.10.2026 08:17