Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Përplasja jashtë studios dhe akuzat e ish-futbollistes për dhunë, reagon Prokuroria e kryeqytetit: Edonisa Aliu kapi prej fyti analistin sportiv dhe e qëlloi në fytyrë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja jashtë studios dhe akuzat e ish-futbollistes për
Ilustrim: Edonisa Aliu dhe Liridon Leci

Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 11.10.2026, mes analistit të futbollit në emisionin “Dueli Sportiv”, Liridon Leci, dhe mysafires në emision, Edonisa Aliu (ish-futbolliste).

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë se Aliu është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, ku ka deklaruar se pas përfundimit të emisionit është fyer dhe është kapur për fyti nga Leci.

Ndërkaq, sipas Prokurorisë, sot, më 12.10.2026, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se Edonisa Aliu, duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë Liridon Lecin.

“Ju njoftojmë lidhur me rastin e ndodhur më 11.10.2026, pas përfundimit të emisionit televiziv “Dueli Sportiv”, në kuadër të TV Dukagjinit. Personat me inicialet E.A. dhe L.L. kanë paraqitur pretendime për fyerje dhe sulm fizik. Personi me inicialet E.A. është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, ku ka deklaruar se, pas përfundimit të emisionit, është fyer dhe është kapur për fyti nga personi me inicialet L.L.

Po ashtu, ajo ka pranuar tretman mjekësor në Obiliq, ndërsa, sipas raportit mjekësor, nuk janë vërejtur shenja apo gërvishtje të dukshme. Ndërkaq, sot, më 12.10.2026, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se personi me inicialet E.A., duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë personin me inicialet L.L.” – thuhet në përgjigjen e Shalës.

Më tej, thuhet se lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për veprat penale – lëndim i lehtë trupor, dhe – deklarim i rremë. Po ashtu, ajo ka njoftuar se Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese