Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e jashtme të një biznesi në qytetin e Fierit, duke alarmuar banorët dhe Policinë e Shtetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në derën e jashtme të një biznesi, në pronësi të shtetasit A. K. Për pasojë, dëmet materiale janë të shumta.
"Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për ngjarjen.
