AKTUALITET /

BKH zbarkon në paraburgimin ku mbahet Agasi dhe gjen disa celularë! Çohen në SPAK për t’u zbërthyer

Disa javë më parë u gjetën disa shishe me alkool në sektorin e paraburgimit ku mbahet biznesmeni.

Shkruar nga Versus
BKH zbarkon në paraburgimin ku mbahet Agasi dhe gjen disa celularë!
Ergys Agasi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në burgun e Bradasheshit në Elbasan. Mësohet se falë kontrolleve janë zbuluar disa celularë të cilët ende nuk dihet se kujt i përkasin dhe janë dërguar në laboratorin e SPAK për t'u zbërthyer. 

Mes personave të arrestuar që mbahen në këtë burg, ndodhet edhe biznesmeni Ergys Agasi i cili u arrestua më 26 gusht të këtij viti pas disa muajsh në arrati.

Kujtojmë se pas kontrolleve të zhvilluara në këtë burg javë më parë pas arrestimit të Agasit, u gjetën disa shishe me alkool. Çështja e Agasit tronditi themelet e shtetit pasi u zbulua se edhe drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ishte e përfshirë në ndihmën për ta mbajtur biznesmenin në arrati. Versus.al

Poll