
Pas disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të publikimit të videove intime të kompozitorit Adrian Hila, aktorja Monika Lubonja, është rikthyer me një postim të ri në rrjetet sociale.
Duke ndarë në instagram një video të realizuar me një biznes për qëllime marketingu, Lubonja tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me një fjali që lidhet me skandalin e shumëpërfolur të videove intime.
“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet Monika në video, duke përdorur një shprehje të njohur popullore.
Ky është reagimi i saj i dytë pas postimit të bërë në rrjetet sociale ku i kërkoi opinionit publik të mos e përdorte dhimbjen e saj ndërsa sa u takon videove intime tha se nuk kishte patur dijeni se po filmohej. Versus.al

