Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, që në jug – juglindje dhe relievet malore në lindje shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra, reshjet janë në formën e shtrëngatave.
Pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët përgjatë vijës bregdetare e në Ultësirën Perëndimore, si dhe mot me vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje.
Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/19
Re diell
Kukës
10/16
Re diell
Lezhë
13/19
Re diell
Dibër
10/16
Re diell
Durrës
12/20
Re diell
Tiranë
14/21
Re diell
Elbasan
13/22
Re shi diell
Berat
11/22
Re shi diell
Vlorë
15/20
Re shi diell
Korçë
10/15
Re shi diell
Gjirokastër
11/20
Re shi diell
Sarandë
15/20
Re shi diell