Rama në Luksemburg, merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE
Kryeministri Edi Rama këtë të martë do të marrë pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që zhvillohet në Luksemburg. Përmes një postimi në ”Facebook”, Rama shkruan se Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ai shton se pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.
Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
Agjenda:
16:40- Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.
16:45-Doorstep.
16:50-Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.
17:00-Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.
17:45-Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.
Shpërthim me tritol në Fier, policia jep detajet
Vlorë, gjendet shtetasi amerikan që kishte humbur orientimin, ndërhyjnë forcat Delta
Protesta e 135-të kundër qeverisë, protestuesit zhvendosen te hyrja e Kryeministrisë, policia krijon kordon
- 08:49 Trump paralajmëron Pekinin dhe Moskën: Do të ishte shumë keq për to nëse ndihmojnë Iranin
- 08:44 Zelensky: Rusia goditi 6 objekte energjetike pas njoftimit të Trump për armëpushim
- 08:40 Shpërthim me tritol në Fier, policia jep detajet
- 08:32 Në BE, por nën mbikëqyrje! Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
- 22:35 Vlorë, gjendet shtetasi amerikan që kishte humbur orientimin, ndërhyjnë forcat Delta
- 22:18 “Deputetët janë si manekinë”, Malaj: Ja për kë ishte mesazhi i Ramës “s’bëhen hesape pa hanxhinë me PS-në”