
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit. Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar edhe dera e jashtme e subjektit.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.