• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

by Bota Bota
October 13, 2026
in Aktualitet, Ekonomi
BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ofron prej vitit 2023 kredi me interes të subvencionuar për studentët, por interesi për aplikime është në nivele minimale, çka sipas ekspertëve është tregues i një krize më të gjerë në sistemin arsimor shqiptar.

Me fillimin e vitit të ri akademik, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, AKFAL, çeli aplikimet për skemën e kredive studentore për mbulimin e tarifës së studimit dhe kostove të jetesës.

Sipas njoftimit të Agjencisë, aplikimet do të jenë të hapura nga 5 tetori deri më 4 nëntor përmes portalit e-Albania, ndërsa është përzgjedhur për këtë proces Union Bank, me një normë vjetore fikse interesi prej 5.5%. Agjencia merr përsipër të mbulojë deri në 5 për qind të normës së interesit, ndërsa barra për studentin mbetet 0.5 për qind.

Edhe pse ofrohet prej vitit 2023 nga qeveria shqiptare, skema e kreditimit studentor ka tërhequr një numër minimal përfituesish. Sipas të dhënave të AKFAL, përgjatë tre viteve akademike kanë përfituar gjithsej 23 studentë, ndërsa interesi për aplikime ka rënë nga viti në vit.

 

Drejtori i AKFAL, Laert Mezani e shpjegon numrin e ulët të aplikimeve me faktin se “kredia studentore është një instrument relativisht i ri në Shqipëri dhe jo një mekanizëm tradicional për financimin e studimeve universitare”.

Mezani shpreson gjithashtu se thjeshtëzimi i procedurave gjatë këtij viti do të rrisë interesin mes studentëve.

“Procesi i aplikimit kryhet nëpërmjet portalit e-Albania dhe është thjeshtuar ndjeshëm,” sqaroi ai. Nga ana e aplikantit kërkohen vetëm: vërtetimi i regjistrimit, vërtetimi i notave dhe një vërtetim nga institucioni publik i arsimit të lartë, që tregon se studenti nuk është përfitues i mbështetjes financiare, bursës apo përjashtimit nga tarifa e studimit.

Kreditë studentore janë instrumente financiare mjaft të përhapura në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat u vijnë më së shumti në ndihmë familjeve me të ardhura të pamjaftueshme për të shkolluar fëmijët e tyre.

Në Shqipëri, ekspertët e konsiderojnë skemën të dështuar dhe e lidhin këtë me burokracitë, mungesën e promovimit si dhe me një krizë më të gjerë të sistemit tonë arsimor.

“Edhe pse jam një ekspert i tregjeve financiare dhe ndjekës i rregullt i zhvillimeve në këtë sektor, nuk e njihja ekzistencën e një produkti të tillë të mbështetur financiarisht nga Qeveria Shqiptare,” thotë Artan Gjergji, ekspert i tregjeve dhe shërbimeve financiare.

Gjergji liston gjithashtu “kulturën konservatore financiare” të prindërve, si dhe kriteret e forta që përdorin bankat për analizën e rrezikut.

“Qeveria paguan vetëm një pjesë të konsiderueshme të kostove të interesit, pa marrë përgjegjësi në marrëdhënien mes bankës dhe studentit kredimarrës,” tha ai.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare” vëren se “bankat kanë burokraci dhe pengesa, që e pamundësojnë marrjen e lehtë të kredisë studentore”.

Një skemë e importuar

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.440/2023 për skemën e kreditimit studentor nxjerr në pah një sërë barrierash burokratike. Neni 6 i këtij vendimi përjashton nga përfitimi studentët që marrin bursa apo ato kategori që përjashtohen nga tarifat vjetore të shkollimit.

Kjo klauzolë përjashton automatikisht studentët me vështirësi ekonomike, të cilët mund të mos kenë nevojë për tarifën, por kanë nevojë jetike për të financuar kostot e përditshme të jetesës gjatë periudhës së studimeve.

Krahas kësaj, neni 7 përcakton se kur kërkesat tejkalojnë fondin e vënë në dispozicion, institucionet duhet të preferojnë aplikimet “me vlerën e kredisë më të ulët”, duke penalizuar në këtë mënyrë kërkesat për mbulim të plotë financiar. Ndërsa neni 3 kërkon që financimi i kësteve pasardhëse të kredisë të bëhet vetëm pasi të konfirmohet se studenti ka shlyer tarifën vjetore të shkollimit.

Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” thekson se përveç burokracive bankare, skema po dështon pasi” ligji u importua pa marrë parasysh realitetin vendas”.

“Unë mendoj që kredia së pari nuk ka funksionuar për shkak se përfshin vetëm mbështetjen për studimin dhe jo jetesën, e cila është pesha më e madhe e kostos që ka studenti,” thekson ai.

“Së dyti, nuk mendoj se është mjeti i duhur në një sistem të arsimit publik, ka qenë e shkruar për sistemin anglez për shkak se ligji është kopjuar nga Anglia, por s’ka kontekst në vendin tonë, çka e bën jo funksionale”.

Për aktivisten e Lëvizjes Bashkë, Bora Mema, dështimi i skemës së kredive studentore lidhet me një krizë më të gjerë të sistemit arsimor në Shqipëri.

“Reforma në arsimin e lartë ka qenë një ndër dështimet më të mëdha të kësaj qeverie,” thotë Mema.

“Kriza e modelit ekonomik, ku pavarësisht se çfarë studion nuk gjen vend pune të kualifikuar, nuk i nxit më familjet e varfëra të investojnë e aq më pak të jenë borxhlinj skemash kredish për një diplomë, pasi shkollimi në universitet nuk po garanton më mobilitet social si dikur,” përfundoi ajo./birn

Tags: kredi studentore
Previous Post

SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal që kalonte klandestinë, lëshohen 5 urdhër-arreste

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

October 13, 2026
SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal që kalonte klandestinë, lëshohen 5 urdhër-arreste

SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal që kalonte klandestinë, lëshohen 5 urdhër-arreste

October 13, 2026
Sulmet e Huthëve përshkallëzojnë tensionet, Etihad dhe Qatar Airways pezullojnë fluturimet

Sulmet e Huthëve përshkallëzojnë tensionet, Etihad dhe Qatar Airways pezullojnë fluturimet

October 13, 2026
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 13 tetor 2026

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 13 tetor 2026

October 13, 2026
Territorialja/ Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

Territorialja/ Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 12, 2026
Mbyllet protesta e 135-të kundër qeverisë

Mbyllet protesta e 135-të kundër qeverisë

October 12, 2026
Salianji: Nëse PD nuk fiton zgjedhjet vendore do bëj lëvizje për të larguar Berishën!

Salianji: Nëse PD nuk fiton zgjedhjet vendore do bëj lëvizje për të larguar Berishën!

October 12, 2026
Vetëm 3 orë në krye të Kadastrës së Elbasanit, ja detyra e re e Everest Kazhelit

Vetëm 3 orë në krye të Kadastrës së Elbasanit, ja detyra e re e Everest Kazhelit

October 12, 2026
Vizita në OKB/ Nesho: Rama u refuzua në SHBA! E hoqën nga takimi me zv/presidentin  Diplomati Agim

Vizita në OKB/ Nesho: Rama u refuzua në SHBA! E hoqën nga takimi me zv/presidentin Diplomati Agim

October 12, 2026
Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

October 12, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL