Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.

Mes personave të izoluar në këtë institucion është edhe Orest Sota e Ergys Agasi. Biznesmeni Sota ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza. Nga ana tjetër, Agasi është arrestuar disa javë më parë për dosjen e AKSHI-t.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur disa telefona celularë brenda qelive të ndryshme.

Ende nuk ka informacione të detajuara mbi operacionin, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje.