LIVE UPDATES
Politike

Në BE, por nën mbikëqyrje/ Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm! Testi i parë, në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Qëllimi është që blloku të mos ketë më një tjetër Viktor Orban, apo, siç u shpreh më herët komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, të mos pranojë “kuaj troje” që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE.

13 Tetor 2026, 08:59 Nga E. D
Në BE, por nën mbikëqyrje/ Rregullat e reja për
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vjet pas anëtarësimit. Ky është thelbi i strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerimin, e cila u prezantua më 6 tetor.

Qëllimi është që blloku të mos ketë më një tjetër Viktor Orban, apo, siç u shpreh më herët komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, të mos pranojë “kuaj troje” që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE.

Ish-kryeministri hungarez, Orban, i cili qëndroi në pushtet për 16 vjet, e përdori shpesh të drejtën e vetos për të bllokuar ose vështirësuar vendimmarrjen e BE-së në politikën e jashtme – nga sanksionet kundër Rusisë deri te ndihma financiare për Ukrainën.

Por, problemet nisën brenda vetë Hungarisë, me sundimin e ligjit. Pasi mori pushtetin më 2010, ai miratoi një kushtetutë të re, vuri nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe largoi qindra gjyqtarë përmes pensionimit të detyrueshëm.

Ai mori kontrollin edhe mbi shumicën e mediave dhe ndryshoi sistemin zgjedhor – veprime që çuan në nisjen e procedurës kundër Hungarisë sipas nenit 7 të Traktatit të BE-së dhe në ngrirjen e miliarda eurove nga fondet evropiane.

Rregullat e reja që propozon Komisioni Evropian, synojnë të mundësojnë që një shtet anëtar që shënon regres në sundimin e ligjit, të ndëshkohet më shpejt dhe më lehtë sesa ishte e mundur në rastin e Hungarisë. Megjithatë, pyetja kryesore është nëse kjo mund të funksionojë.

“Parandalimi i regresit në sundimin e ligjit në shtetet anëtare është jashtëzakonisht i vështirë, siç e kemi parë jo vetëm në Hungari, por edhe në Poloni”, thotë për Radion Evropa e Lirë Stephen Blockmans, zëvendësdrejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri.

Në Poloni, Qeveria e mëparshme e Partisë Ligj dhe Drejtësi mori kontrollin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe organin përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve, si dhe vendosi masa disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Për këtë arsye, Komisioni Evropian aktivizoi për herë të parë procedurën sipas nenit 7 në vitin 2017, ndërsa Gjykata e Drejtësisë e BE-së e gjobiti Varshavën me një milion euro në ditë në vitin 2021.

Në Sllovaki, Qeveria e Robert Ficos, që nga viti 2023, shfuqizoi Prokurorinë Speciale për Korrupsion, zbuti dënimet për krimet ekonomike dhe vuri transmetuesin publik nën kontroll politik, duke nxitur paralajmërime nga Brukseli dhe Parlamenti Evropian.

Çfarë është neni 7?

Neni 7 i Traktatit të Bashkimit Evropian, i njohur jozyrtarisht si “opsioni bërthamor”, mundëson pezullimin e disa të drejtave të një shteti anëtar që shkel rëndë dhe vazhdimisht parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën e votës në Këshillin e BE-së.

Procedura zhvillohet në dy faza.

Fillimisht, Këshilli i BE-së, me shumicë prej katër të pestave, konstaton se ekziston rrezik i qartë për shkelje dhe jep rekomandime. Megjithatë, për vendosjen e sanksioneve, Këshilli Evropian duhet të konstatojë njëzëri, pa përfshirë votën e shtetit në fjalë, se ka ndodhur një shkelje e rëndë dhe e vazhdueshme.

Pikërisht kjo kërkesë për unanimitet e ka bërë mekanizmin pothuajse të pazbatueshëm. Procedura u iniciua kundër Polonisë në vitin 2017 dhe kundër Hungarisë në vitin 2018, por nuk arriti asnjëherë në fazën e dytë, pasi ishte e qartë se dy vendet do ta mbronin njëra-tjetrën përmes vetos.

Si rezultat, nuk u vendos asnjë sanksion sipas kësaj procedure. Prandaj, Brukseli iu drejtua mekanizmave të tjerë, kryesisht ngrirjes së fondeve evropiane, dhe procedura kundër Polonisë u mbyll vetëm në vitin 2024, pas ndryshimit të pushtetit në Varshavë.

Si synohet të anashkalohet neni 7?

Risia në propozimin e Komisionit qëndron te mënyra e votimit, dhe pikërisht këtu është dallimi mes vendeve anëtare aktuale dhe atyre të ardhshme. Në vend të unanimitetit, të drejtat e një vendi të ri anëtar që shënon regres, përfshirë të drejtën e votës, mund të pezullohen me shumicë të kualifikuar.

Blockmans kujton se kërkesa për unanimitet, e paraparë në nenin 7, i ka mbrojtur për vite me radhë vendet që kanë shkelur rregullat. Sllovakia, “në bashkërendim me Hungarinë e Orbanit”, ka penguar në të kaluarën marrjen e vendimeve të tilla.

“Ky sistem i ri synon ta zhbllokojë këtë pengesë procedurale përmes vendosjes së votimit me shumicë të kualifikuar”, thotë Blockmans.

Gjatë 15 vjetëve të parë pas anëtarësimit, klauzola mbrojtëse do ta lehtësonte marrjen e masave ndaj një shteti që shënon regres, kryesisht përmes kushtëzimit financiar, përkatësisht pezullimit të fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian.

“Kjo është risia që propozon Komisioni”, thotë Blockmans.

Në praktikë, fondet evropiane, të cilat për ekonomitë e Ballkanit përbëjnë një burim kyç investimesh, do të shndërroheshin në instrumentin kryesor për ruajtjen e pavarësisë së gjykatave dhe mediave edhe pas anëtarësimit në BE. E njëjta logjikë parashihet të zbatohet edhe para anëtarësimit.

Në dokumentin e punës që shoqëron strategjinë, Komisioni Evropian thekson se instrumenti i ri do t’i kushtëzonte pagesat për vendet kandidate me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planet e tyre të reformave.

Kjo do t’i mundësonte BE-së të reagonte më shpejt nëse një vend “shënon regres në reformat demokratike”. Klauzola mbrojtëse nuk do të aktivizohej nëse vendi i ri anëtar nuk shënon regres në fushën e sundimit të ligjit dhe demokracisë gjatë kësaj periudhe. Komisionarja Kos theksoi në disa raste se mekanizmat mbrojtës nuk do të kenë ndikim te vendet që respektojnë rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Mekanizëm me afat të kufizuar

Blockmans nuk beson se kjo është zgjidhja përfundimtare, pasi edhe ky sistem bart rreziqe. Sipas tij, pas përfundimit të periudhës provuese prej 15 vjetësh, “ende ekziston mundësia që të ketë regres”. Përvoja me Hungarinë dhe Poloninë tregon se kjo periudhë kohore nuk është përcaktuar rastësisht.

Të dyja vendet u anëtarësuan në BE në vitin 2004. Orban fitoi shumicën prej dy të tretash në Parlament gjashtë vjet më vonë, ndërsa Partia Ligj dhe Drejtësi mori pushtetin në Poloni pas 11 vjetësh anëtarësim.

Të dyja krizat do të kishin nisur brenda periudhës provuese. Megjithatë, sistemi i Orbanit vazhdoi të funksiononte edhe shumë kohë pas përfundimit të saj, ndërsa BE-ja, edhe dy dekada pas anëtarësimit të Hungarisë, nuk arriti të gjente një përgjigje efektive.

Shembulli i Sllovakisë tregon anën tjetër të këtij kufizimi kohor. Edhe Sllovakia është anëtare e BE-së që nga viti 2004, prandaj masat e ndërmarra nga Fico, pothuajse dy dekada pas anëtarësimit, do të mbeteshin jashtë fushëveprimit të klauzolës 15-vjeçare.

Mbikëqyrja afatgjate nuk është risi në vetvete. Bullgaria dhe Rumania, pas anëtarësimit në vitin 2007, iu nënshtruan një Mekanizmi të posaçëm të Bashkëpunimit dhe Verifikimit në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, i cili përfundoi në vitin 2023.

Kjo mbikëqyrje zgjati 16 vjet, por nuk parashihte sanksione. Klauzola e re do të dallonte pikërisht për faktin se mbikëqyrjen do ta lidhte me financimin dhe, në rastin më ekstrem, me të drejtën e votës.

Status i ndryshëm për anëtarët aktualë dhe ata të ardhshëm

Ekziston edhe një problem tjetër, që krijon dallime mes vendeve anëtare. Klauzola mbrojtëse do të zbatohej vetëm për anëtarët e rinj, ndërsa vendet që tashmë janë pjesë e BE-së do të vazhdonin të mbroheshin nga kërkesa për unanimitet, e paraparë në nenin 7. Corina Stratulat, analiste në Qendrën për Politika Evropiane (EPC) në Bruksel, paralajmëron se masat mbrojtëse ndihmojnë në menaxhimin e rreziqeve të zgjerimit, por nuk e bëjnë domosdoshmërisht Bashkimin Evropian të gatshëm për zgjerim.

“Masat mbrojtëse procedurale nuk e zgjidhin mospërputhjen më të gjerë. Detyrimet për të cilat bëhet fjalë, janë të përbashkëta për të gjitha vendet anëtare. Megjithatë, mundësia për të siguruar zbatimin e tyre do të ndryshonte, varësisht nga koha kur një vend është anëtarësuar. Në rast të një shkeljeje serioze nga një anëtar i ri, do të mund të zbatohej një mekanizëm i krijuar për të kapërcyer pengesat politike. Ndërkohë, anëtarët ekzistues do të vazhdonin t’u nënshtroheshin instrumenteve të zakonshme të BE-së”, thotë Stratulat.

“Ky dallim ka rëndësi për vetë legjitimitetin e procesit të zgjerimit”, vlerëson ajo.

Ballkani Perëndimor si testi i parë

Vendi i parë ku do të zbatohen rregullat e reja pothuajse me siguri, do të jetë nga Ballkani Perëndimor. Për rajonin, ku raportet e Komisionit Evropian konstatojnë vit pas viti përparim të pamjaftueshëm në sundimin e ligjit dhe presione ndaj gjyqësorit dhe mediave, klauzola 15-vjeçare është njëkohësisht mekanizëm sigurie dhe pasqyrë e gjendjes.

Në fakt, mbikëqyrja tashmë ka filluar. Raporti vjetor i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, i cili më parë përfshinte vetëm vendet anëtare të BE-së, tani mbulon edhe katër vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Klauzola 15-vjeçare do ta lidhte këtë mbikëqyrje me pasoja konkrete. Mali i Zi ka përparuar më së shumti në procesin e integrimit dhe synon të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028. Komisionarja Kos paralajmëroi se traktati i anëtarësimit të Malit të Zi do të jetë i pari që do të përfshijë mekanizmat e rinj mbrojtës.

Nëse ky synim realizohet, Mali i Zi do t’i nënshtrohej mbikëqyrjes së shtuar në fushën e sundimit të ligjit deri në vitin 2043. Një precedent i tillë ekziston, por në një formë shumë më të butë. Kroacia u anëtarësua në BE në vitin 2013 me një klauzolë të posaçme mbrojtëse për drejtësinë dhe punët e brendshme, si dhe me mbikëqyrje nga Komisioni Evropian. Megjithatë, kjo klauzolë mund të aktivizohej vetëm gjatë tre vjetëve të parë pas anëtarësimit.

Klauzolat mbrojtëse si mjet për të bindur votuesit në BE

Traktatet e anëtarësimit duhet të ratifikohen nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare, ndërsa në Francë, me gjasë, edhe përmes referendumit. Publiku më i rëndësishëm të cilit i drejtohet strategjia e re e Komisionit Evropian, nuk janë vendet kandidate, por votuesit në shtetet që tashmë janë anëtare të BE-së.

Sipas Eurobarometrit më të fundit, të pranverës së vitit 2026, zgjerimin e mbështesin 53 për qind e qytetarëve të BE-së. Megjithatë, në Francë, 54 për qind janë kundër zgjerimit, ndërsa vetëm 35 për qind e mbështesin atë.

Në një sondazh tjetër për zgjerimin, të realizuar në vitin 2025, pjesa më e madhe e të anketuarve, 44 për qind, u përgjigjën se për suksesin e zgjerimit është e nevojshme të sigurohet që vendet e reja anëtare të respektojnë sundimin e ligjit dhe të luftojnë korrupsionin.

Blockmans i sheh klauzolat mbrojtëse si një mënyrë për t’ua lehtësuar vendeve anëtare të BE-së pranimin e zgjerimit. Siç thotë ai, me anëtarët e rinj, vendet ekzistuese ndajnë “paratë dhe pushtetin”. Klauzolat synojnë të zbusin shqetësimet që mund të shndërrohen në vota kundër, kur traktatet e anëtarësimit të kalojnë për ratifikim në parlamente ose në referendume.

“Është e dobishme kur propozohen klauzola mbrojtëse që i bëjnë më të rrepta detyrimet e vendeve që anëtarësohen, si dhe mënyrën se si do të sigurohet zbatimi i tyre. Kjo ndihmon për t’i bindur votuesit se anëtarët e rinj nuk do ta pengojnë funksionimin e Bashkimit Evropian, siç e kemi parë të ndodhë me Hungarinë e Orbanit”, thotë Blockmans./REL 

ballkani perendimor bashkimi evropian

Sondazh

Poll

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike