Dyshohen për trafik klandestinësh, SPAK lëshon urdhër-arreste, në pranga katër persona
Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në Athinë, ku një 35-vjeçar grek ka humbur jetën pas përplasjes së motorit me një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar 52 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00, në zonën e Pagrati, në kryeqytetin grek.
Sipas të dhënave paraprake të policisë greke, automjeti i drejtuar nga 52-vjeçari po lëvizte në rrugën Filolau, e cila kishte përparësi kalimi, ndërsa motori i drejtuar nga 35-vjeçari po vinte nga rruga Frynis. Në momentin e aksidentit, semafori në kryqëzim ishte jashtë funksionit.
Përplasja mes dy mjeteve ishte e fortë. Si pasojë, 35-vjeçari pësoi plagë të rënda dhe humbi jetën në vendngjarje. Pas përplasjes, automjeti doli nga kontrolli dhe goditi pesë automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pas aksidentit, policia ndaloi fillimisht drejtuesin shqiptar, por me urdhër të prokurorit ai u la i lirë, pasi nga vlerësimi paraprak rezultoi se nuk kishte përgjegjësi për aksidentin.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po kryhen nga Policia Rrugore e Atikës.
Top Channel