Tifozët turq lënë pa gjumë Barcelonën: Fishekzjarrë para hotelit të katalunasve pas orës 02:00

Një grumbullim i madh mbështetësish të Galatasarayt përpara hotelit ku ishte akomoduar Barcelona e ktheu mbrëmjen e fundit në një natë pa gjumë për yjet katalunas. Pas orës 02:00, tifozët dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh.

Barcelona do të përballet sonte (e martë) me Galatasarayt në Stamboll, si skuadër mysafire, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

Udhëtimet në Stamboll renditen ndër sfidat më të vështira të futbollit evropian për çdo klub, qoftë kur kundërshtar është Galatasaray, qoftë Fenerbahce. Këtë vështirësi katalunasit tashmë e kanë përjetuar vetë.

Zhurma e fishekzjarrëve dhe e mjeteve të tjera piroteknike ua ndërpreu pa dyshim gjumin futbollistëve të Barcelonës, skuadrës që aktualisht është padyshim më e mira në Evropë.

Ndikimi që kjo natë do të ketë te lojtarët e Barcelonës do të shihet sonte, kur të nisë përballja në orën 21:00 në stadiumin Rams Park të Stambollit.


Shtuar më 13.10.2026 09:27