Një shpërthim me lëndë plasëse, e dyshuar tritol, ndodhi rreth orës 01:40 në një biznes përgjatë rrugës kryesore në lagjen “Kastriot” në Fier.
Nga burime policore mësohet se sasia që shpërtheu ishte vendosur në derën e jashtme të një subjekti që tregtonte syze, në pronësi të shtetasit me iniciale A.K.
Janë shkaktuar dëme materiale, madje edhe në disa biznese fqinje që kanë pësuar plasaritje. Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë, që kryen veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Policia sekuestroi edhe pamjet e kamerave të sigurisë.