Një makinë ka shpërthyer tek “Myslym Shyri” në Tiranë.
Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje /
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Syri tv, Fatjon Gjinaj, makina ka qenë e parkuar në një nga lagjet e rrugës “Myslym Shyri”, teksa duken dëmet e shpërthimit.
Ndërkaq mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake, ndërsa dyshohet se automjeti i përket gruas së avokatit, Idajet Beqiri.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© SYRI.net